Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare poeti i njohur shqiptar

Poeti i njohur shqiptar, Agim Doçi, ka ndërruar jetë pas disa ditëve në luftë për jetën.

Doçi u dërgua mëngjesin e 22 qershorit në Shërbimin e Neurologjisë në QSUT dhe u shtrua menjëherë në reanimacionin e këtij shërbimi, pasi pësoi hemorragji cerebrale.

Sipas mediave në Shqipëri, kompozitori ishte gjendje të rëndë shëndetësore.

Artistë të njohur shqiptarë dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën autorit të mijëra teksteve dhe këngëve shqiptare, si dhe i kanë shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, përmes postimeve në rrjete sociale.

Lexo edhe:  Ishte duke punuar në ndërtimtari, vdes një person në Klinë