Ndahet nga jeta në moshë të re Refik Selimi nga Vushtrria

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të Refik Selimit nga fshati Dumnicë e Mesme i Komunës së Vushtrrisë. Vdekja e tij në moshë të re ka tronditur dhe hidhëruar mbarë komunitetin.

Sipas familjarëve, varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në ora 16:00 në vendlindjen e tij, Dumnicë e Mesme.

Refik Selimi ishte bashkëshorti i mësueses së njohur Sanie Beqiri-Selimi, ndërsa vajzat e tyre janë të dalluara për sukseset e tyre në mësime, duke fituar mirënjohje të shumta në Komunën e Vushtrrisë.

Kjo humbje e papritur ka lënë një boshllëk të madh tek familja dhe të gjithë ata që e njihnin.

Lexo edhe:  Lajmi i fundit: Vdes tragjikisht Liam Payne i One Direction