Ndahet nga jeta 40-vjeçari nga Istogu, para disa vitesh kërkohej ndihmë për shërimin e tij

Labinot Maxharraj nga fshatin Studenicë e Istogut është ndarë nga jeta në moshën 40-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët përmes njoftimeve në rrjete sociale, teksa bëhet e ditur se ceremonia mortore do mbahet sot në orën 15:00 në varrezat e reja të fshatit të tij të lindjes.

Ndryshe, i ndjeri disa vite më parë ishte diagnostikuar me  dëmtim të rëndë të melqisë dhe kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për shërim jashtë vendit.

Lexo edhe:  Aksioni i doganës, konfiskohen 70 telefona të “mençur “ ishin pa dokumente