Ndahen nga 500 euro për policët që u plagosën në veri dhe për ata me sëmundje të rënda

Sindikata e Policisë së Kosovës ka marrë vendim që të ndajë nga 500 euro për të gjithë policët e plagosur apo të lënduar në veri të vendit, dhe për ata që janë duke u trajtuar me sëmundje të rënda.

Sipas vendimit të Këshillit Drejtues, paratë do të ndahen për të gjithë ata policë që janë anëtarë të sindikatës.

“Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë ka mbajtur mbledhje dhe ka shqyrtuar listat e propozuara nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore dhe nga Shoqatat Sindikal për zyrtarët policorë, të cilët janë plagosur dhe lënduar në veri të Kosovës dhe për ata që janë duke u trajtuar me sëmundje të rënda”

“Lidhur me këtë çështje Këshilli Drejtues, me shumicë të votave, ka marr vendim që nga listat e përpiluara të ndahen për secilin nga pesëqind (500) euro, për të gjithë ata që janë anëtarë të sindikatës, kurse ata që nuk janë anëtarë të kontaktohen dhe t’ju mundësohet pranimi i kësaj ndihme në momentin që e bëjnë deklarimin e anëtarësimit në sindikatë”, thuhet në komunikatën për media.

Lexo edhe:  Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali ia vrau renë