Ndahen Ledri dhe Sara?

Pasi u shfaq e vetme në premierën e filmit ‘Në kuadër të dashurisë’ nëpër media po aludohet se Sara Hoxha dhe Ledri Vula i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare.

Sara nuk ishte nën shoqërimin e partnerit të saj as në premierën e filmit që u mbajt dje në Prishtinë, teksa këto lëvizje ngritën dyshime të reja, shkruan Arbresh.info.

Sipas burimeve të afërta me çiftin kanë bërë të ditur se dyshja nuk janë më bashkë.

Kështu janë shprehur analistët e showbizit në emisionin ‘Rreth e rrotull’, ku sipas tyre ka shumë dëshmi që e vërtetojnë ndarjen e tyre.

Ata, cekin tensionin e Sarës kur mbrëmë u pyet për Ledrin ndërsa nuk e lënë pa përmendur edhe profilin e Ledrit në Instagram, ku tani ka vetëm katër fotografi.

Siç duket, filmi i parë në të cilën luan Sara u bë mollë sherri për çiftin, ndërsa nuk ka ende një konfirmim nga tasa i përket lidhjes së tyre.
Sara dhe Ledri kanë po ashtu një vajzë 2-vjeçe, Poem Blu.

Lexo edhe:  Ky këngëtar pritet të jetë një nga banorët e Big Brother VIP Albania 4