Ndahen 4.5 milion euro për ndërtimin dhe zgjerimin e sheshit në Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka nënshkruar marrëveshjen me ministrin e MAPL-së, Elbert Krasniqi dhe menaxherin e projektit DEMOS, Ertan Munoglu, për mbështetje financiare të projektit “Ndërtimi dhe Zgjerimi i Sheshit Fehmi dhe Xhevë Lladrovci” në Drenas.

Sipas njoftimit të komunës, mjetet janë ndarë nga skema e Grantit për Performancë Komunale.

“Ky projekt do të bashkëfinancohet nga Ministria e Administrimti të Pushtetit Lokal, projektit DEMOS dhe Komunës së Drenasit, dhe vlera totale për realizimin e këtij projekti është 4,492,660.60 euro. MAPL do të ndajë shumën prej 616,388.80, DEMOS shumën prej 1,118,387.08 dhe Komuna e Drenasit vlerën prej 2,457,884.72”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, bëhet e ditur se këto mjete për realizimin e këtij projekti nuk do të shpenzohen nga buxhet i përgjithshëm komunal, por janë mjete të fituara nga Granti i Performancës Komunale, ku Komuna e Drenasit në nivel vendi, ka fituar vendin e parë.

 

Lexo edhe:  “Kam me ta jep një plumb”: I mituri në Podujevë kërcënon një person – Policia i gjen armë zjarri