Ndahen 14.5 milionë euro për renovimin e stadiumit “Shahin Haxhiislami”

Janë ndarë një shumë e madhe parash deri në 14.5 milionë euro për ta renovuar stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku përmes rrjeteve sociale, shkruan Indeksonline

“Stadiumi i qytetit “Shahin Haxhiislami” në Pejë do t’i nënshtrohet renovimit të tërësishëm.”

“Kemi ndarë 14.5 milionë euro për këtë qëllim, ndërsa me të përfunduar hartimi i projektit zbatues do të shpallen procedurat për kontraktimin e operatorit për realizimin e punimeve”, shkruhet në postimin e ministrit Çeku.

Lexo edhe:  Shtetasit turk në Prishtinë i grabitet çanta në të cilën kishte 15 kartela, pasaportën dhe 420 euro