Natë e zezë për Kosovën: 3 persona humbën jetën brenda pak orësh në mbrëmje

Një natë e kobshme ka qenë kjo e diel për vendin tonë, pasi tre persona kanë humbur jetën në rrethana të ndryshme brenda pak orësh.

Rasti i parë u raportua në fshatin Kçiq i Madh në Mitrovicë, ku një 18-vjeçar rreth orës 18:40 është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës.

Policia ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa rasti është iniciuar si “hetim mbi vdekjen”.

Vetëm pak minuta më vonë, një tjetër ngjarje tragjike u shënua në Bresje të Fushë Kosovë, ku një këmbësor humbi jetën pasi u godit nga një veturë.

Sipas Policisë së Prishtinës, vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti rajonal i trafikut.

Bilancit tragjik të kësaj nate iu shtua edhe një tjetër viktimë në Prizren.

Një burrë 44-vjeçar vdiq po ashtu pas lëndimeve të rënda që kishte marrë pasi kishte rënë nga lartësia.

Ai ishte dërguar fillimisht në Spitalin e Prizrenit dhe më pas në Qendrën Emergjente me politraumë të rëndë, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve, duke shënuar kështu viktimën e tretë brenda natës në vendin tonë.

Lexo edhe:  Mbappe shënon golin fitues në Kupën e Botës për Klube dhe ia dedikon Diogo Jotës