Nait Hasani: Limaj i ndërroi fjalët për Kurtin, s’kam votë për të si kryekuvendar
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka thënë se ai si deputet s’ka votë për Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit.
Hasani para hyrjes në Kuvend ku do të mbahet seanca e 49 për konstituimin e Kuvendit, ka thënë se arsyeja për këtë qëndrim është ndryshimi i fjalëve të Limajt për Kurtin, gjatë fushatës dhe pas fushatës.
“Këto ndërrimet e qëndrimeve s’më pëlqejnë dhe s’i mbështes. Kështu që votën time nuk e ka”, ka thënë Hasani