Naim Tërnava: Festat tona fetare të shfrytëzohen për të sjellë lumturi tek ata që kanë nevojë

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në mesazhin e urimit për festën e Kurban Bajramit ka thënë se festat tona fetare duhet të shfrytëzohen për të sjellë lumturi dhe gëzim në zemër të atyre që kanë nevojë.

“Sot, në ditën më të vlefshme të vitit, në këtë ditë të bekuar të Arafatit, më lejoni që në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në emër të institucioneve të saj dhe në emrin tim si Myfti i Republikës, t’ju uroj për këtë festë, e cila karakterizohet me kryerjen e haxhit dhe sakrificës së kurbanit, për t’iu afruar kështu edhe më afër mëshirës së pafund të Zotit xh.sh., njëherit, të dashur qytetarë, ju uroj edhe Ditën e Çlirimit të vendit tonë për të cilën ditë u sakrifikuan breza të shumtë që Kosova të fitojë pavarësinë e saj”

“Festat tona fetare duhet të shfrytëzohen për të sjellë gëzim dhe lumturi në zemrat e atyre që kanë nevojë duke i trajtuar të sëmurët e duke vizituar të afërmit, duke shkëmbyer urime me miq dhe duke i mbjell këto vlera në mendjet dhe zemrat e fëmijëve dhe të rinjve tanë”.

“Ju uroj për këtë festë, e cila karakterizohet me kryerjen e haxhit dhe sakrificës së Kurbanit, për t’iu afruar kështu edhe më afër mëshirës së pafund të Zotit. Njëherësh ju uroj ditën e çlirimit të vendit tonë për të cilën ditë u sakrifikuan breza të shumtë që Kosova të fitojë pavarësinë e saj”, ka deklaruar ai.

Lexo edhe:  Hipi në veturën e pejanit dhe ia vodhi 200 euro nga xhepi, kapet 24-vjeçari i dyshuar