Naim Murseli hyn fshehurazi në gjykatë

Raportohet se Naim Murseli i dyshuar për organizimin e vrasjes së Liridona Ademajt, ka hyrë në Gjykatën Themelore të Prishtinës nga një hyrje tjetër dhe larg mediave.

Po ashtu, raportohet se në gjykatë kanë arritur edhe dy të dyshuarit tjerë, dorasi Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së.

Seanca është paraparë të nisë në orën 09:30.

Për këtë seancë kanë ardhur edhe familjarët e të ndjerës, Liridonës. Vëllëzërit e saj janë parë në oborrin e pallatit të drejtësisë.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka zhvilluar një aksion simbolik para Gjykatës Themelore në Prishtinë

Lexo edhe:  Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit të pastrimit gjatë punës në Mitrovicë