Naim Murseli del nesër para gjykatës
Për nesër në ora 09:30 është caktuar seanca fillestare ndaj Naim Murselit dhe dy të tjerëvë të dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore të Prishtinës, shkruan lajmi.net
Në këtë seancë pritet që të vendoset për kërkesën e Prokurorisë..
Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, janë arrestuar mbrëmë si të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
Granit Plava, bashkëfshatar me Naim Murselin, dyshohet se mori 30 mijë euro për ta vrarë Liridona Murselin, bashkëshorten e Naimit.
Ky i fundit dyshohet të jetë porositësi i vrasjes së gruas së tij, bazuar në deklaratat që janë dhënë deri tash në polici, shkruan lajmi.net.
Sipas informacioneve fillestare, grabitja është inskenuar për ta mbuluar atë që në të vërtetë ka ndodhur.