Nagavci: Do të hapet konkursi për rekrutimin e 20 inspektorëve të arsimit

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inocavionit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se në mbledhjen e 99-të të Qeverisë së Kosovës është votuar komisioni intervistues për rekrutimin e 20 inspektorëve dhe sipas saj shumë shpejt do të hapet konkursi.

Nagavci në një postim në Facebook ka treguar që inspektorati i arsimit deri tash ka funksionuar me kapacitete shumë të limituara, me vetëm 30 inspektorë të cilët kanë mbuluar tërë Republikën e Kosovës.

Sipas saj për vitin e ardhshëm MASHTI ka planifikuar të pranojë 20 inspektorë tjerë të arsimit.

Me rritjen e numrit të inspektorëve të arsimit synojmë të sigurojmë cilësi në arsim, të jemi me afër problemeve në shkolla, të kemi më shumë mundësi të monitorojmë e inspektojmë institucionet arsimore, të vlerësojmë performancën e mësimdhënësve, drejtorëve dhe zv. drejtorëve si dhe performancën e shkollës.

Lexo edhe:  Vdes në Zvicërr atdhetari dhe veterani i arsimit nga Drenica