“Nafta ka gjasë të bie në 1 euro në Kosovë”

Tarifat e Presidentit amerikan, Donald Trumpit pritet të ulin çmimin e naftës në nivel global. Lidhur me këtë për Insajderin ka folur Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani.

Berjani tha se si shkak i këtyre tarifave, cmimi i naftës pritet të bie deri në 1 euro.

“Një liftër naftë nuk do të paguhet 1.21 cent. Litri i naftës ka gjasë të bie në 1 euro. Edhe benzina do të paguhet më pak se 1.31 cent për litër. Nuk dihet sa do të jetë, pasi varet nga lëvizjet në berzë, por çmimi do të bie për shkak të tarifave të vendosura nga presidenti, Donald Trump. Bazuar në standardin kosovar 1 euro për litër do ishte ideal, por kjo varet nga bursa ndërkombëtare“, theksoi Berjani.

Tutje Berjani shtoi se edhe institucionet kosovare duhet të jenë të gatshme me këto ndryshime.

“Institucionet kosovare duhet të jenë të gatshme për t’u përshtatur çdo ndryshimi në arenën ndërkombëtare”, tha Berjani për Insajderin.

Lexo edhe:  Një ton drogë në Pejë | Gjykata e çon në paraburgim të arrestuarin shtetas i Shqipërisë