Myftiu Tërnava pjesë e takimit historik ku Siria njohu pavarësinë e Kosovës – Osmani nuk e përmendi

Shteti i Sirisë dje e ka njohur Republikën e Kosovës.

Një gjë e tillë është bërë në takimin që presidentja Vjosa Osmani ka pasur në Riad me Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud dhe e Sirisë Al Sharaa

Në fotografitë e publikuara, Presidenca nuk ka treguar që pjesë e këtij takimi ka qenë edhe Myftiut i Kosovës, Naim Tërnava.

 


Kjo është bërë e ditur vetëm nga Bashkësia Islame e Kosovës, e cila ka postuar fotografi ku shihet edhe myftiu Tërnava.

“Në takimin e sotëm ndërmjet presidentes së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman al Saud, presidentit të Sirisë, Ahmed al Sharaa dhe Myftiut Naim ef. Tërnava, kryetari i Sirisë deklaroi se Siria njeh pavarësinë e Kosovës, dhe shprehu gatishmërinë për një bashkëpunim ndërmjet dy vendeve”, është thënë në njoftimin e BIK-ut.

Lexo edhe:  Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Enver Geci