Musliu: VV e nxori nga varri Astrit Deharin për me nis fushatën zgjedhore
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mënyrën se si ka përdorur rastin e Astrit Deharit në konferencën e sotme.
Sips Musliut kjo është një përpjekje për të nisur fushatën zgjedhore.
Më tutje ajo ka thënë se as Astriti, as Moni, as Arbeni nuk do të shpëtojnë Vetëvendosjen nga ndëshkimi që qytetarët do t’i japin për dëmin që kanë shkaktuar në Kosovë.
”Vetëvendosje përmes Sami Kurteshit e paska nxjerrë nga varri Astrit Deharin për me nisë fushatën zgjedhore. As Astriti, as Moni, as Arbeni nuk ju shpëtojnë nga ndëshkimi i qytetarëve për damin që ia keni ba Kosovës. Pushtetin e keni, zbardheni rastin e mos lehni kot”, u shpreh Musliu.