Musliu për Kurtin: Nuk e dua një kryeministër rrugaç për shtetin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, sonte në Rubikon, pati shumë kritika për kryeministrin Albin Kurti. Ajo madje tha se nuk e do një kryeministër që ka pasur sjellje të ashpra sa ishte në opozitë, duke e quajtur kështu edhe “rrugaç”. “Ta krahasojmë një njeri që plagos policinë, djeg institucionet, që e rreh ambasadoren amerikane, e grushton, me Albinin sot si kryeministër i cili ka harruar që i ka akuzuar më herët kryeministrat se pse kanë vendosur kravata, pse kanë shëtitur me xhipa, pse kanë pasur truproje të gjitha këto elemente kanë pjesë e protokollit, unë nuk dua që Albin Kurtin ta kem kryeministër me ato sjellje që i ka pasur si opozitar, se unë nuk  e dua një kryeministër rrugaç për shtetin tim”, është shprehur Musliu në Rubikon.
Lexo edhe:  E tmerrshme: Profesori i shkollës së mesme në Gjakovë denoncohet për ngacmim seksual ndaj nxënëses 17-vjeçare