Musliu: Kosova në kurth të Albin Kurthit, nëse nuk veprojmë sot ,nesër do të jetë vonë

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu ka reaguar pas situatës së krijuar sa i përket mos konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe tre muaj pas përfundimit të zgjedhjeve.

Musliu ka thënë se Kosova po humbet kohë dhe se ka mbetur peng i një lideri që refuzon të bashkëpunojë, të dëgjojë dhe të ndryshojë, transmeton Insajderi.

“Kosova nuk ka nevojë për një tribunë. Ka nevojë për udhëheqje që ndan pushtetin, ndërton ura dhe e vendos shtetin para egos. As si politikbërës, as si qytetarë, nuk duhet të rrimë duarkryq përballë një njeriu që po shkatërron çdo mundësi për zhvillim, paqe dhe integrim. Të zgjohemi dhe ta nxjerrim Kosovën nga KURTHI I KURTHIT. Sepse nuk është futur në kurth vetëm Kuvendi , është futur në kurth e ardhmja e Kosovës”, ka shkruar Musliu.

 

Lexo edhe:  “Më ka marr malli” – Usyk qan pas fitores me Furyn, e përmend babain e tij që nuk jeton më