Mungesë e rrymës nëpër këto vende

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të shtunën, më 20.07.2024, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë:

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

TS 35/20 kV Parku i Biznesit

Nga Dalja 10 kV Komorani do të ndërprehet:

NS 10/0.4kV TS Komoran te Zogat (kodi: 16023007107) nga ora 09:00 deri 14:00

Vendet: Komoran te Zogat.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i 5 shtyllave të drurit të tensionit të ulët.

Punime nga pala e tretë

1.

TS 220/35/10(20)kV Podujeva

Nga dalja 10kV Livadicë do të ndërprehet:

NS 10/0.4kV TS Livadica  (kodi 14000011133) nga ora 07:00 deri 09:00

Vendet: fshati Livadicë.

Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.

Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/35/10kV Lipjan do të ndërprehet:

Dalja 10kV Suhadolli (kodi: 41000020) nga ora 08:00 deri 12:00

Vendet: fshatrat: Fushas (Llugë), Hashanët (një pjesë), Jeta e Re (Topliqan) (një pjesë), Lagjja e Re, Lepi/Lepina, Lipjan, N.Naselje (Lipjan) (një pjesë), Radevë, Skulla/Skulanevo dhe Suhadoll.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Lexo edhe:  Gjilanasi që kërcënoi ish të fejuarën kapet posa arrin në Kosovë, dërgohet në mbajtje