Mungesa e buxhetit la Kopshtin “Yllkat” pa rrymë, sot po furnizohen me gjenerator

Kopshti “Yllkat” në Prishtinë, si pasojë e ndërprerjes së rrymës, sot po funksionin me gjenerator.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Klan Kosovës, dhe ditë më parë, të njëjtat burime treguan se kopshti kishte mbetur pa furnizim me energji elektrike si pasojë e mospagesës së borxhit ndaj KEDS-it.

Lidhur me këtë situatë një arsyetim për Klankosova.tv, e kishte dhënë drejtoresha e këtij institucioni, Rifadije Sopi.

“Me keqardhje ju njoftojmë se aktualisht buxheti është i bllokuar në Komunën e Prishtinës nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe në këtë fazë Komuna e Prishtinës nuk ka fonde për pagesën e energjisë elektrike. Si rrjedhojë e kësaj në IP Yllkat është ndërprerë energjia elektrike”, deklaroi drejtoresha Sopi.

Klankosova.tv ka siguruar edhe pamje nga Kopshti “Yllkat”, teksa stafi shihet se e ndriçojnë hapësirën e objektit me dritat e celularëve.

Lexo edhe:  Zhduket një djalë në Gjakovë