Muja në siklet, i djersitur e plot mllef: Na sulmuan militantët e PDK’së, kishin armë
Kryetari i degës së VV-së në Mitrovicë, Armend Muja, doli sonte në një studio televizive pas zgjedhjeve lokale të dielën, ku Faton Peci doli i dyti në këtë komunë, shkruan Gazeta Metro.
Sigurisht, edhe në këtë paraqitje, ai luftën e kishte me PDK-në, e cila me Arian Tahirin nuk e lejoi Pecin të fitojë pa balotazh, ashtu siç priste koalicioni VV-Guxo-Alternativa.
Muja, i cili edhe natën e zgjedhjeve u pa në siklet të madh para selisë së VV-së duke u fjalosur me dikë, tha se atë natë u sulmuan nga militantët e PDK-së.
“Ata erdhën për të na sulmuar, njerëz të PDK-së”, tha Muja në ATV.
“Tentoi të nxjerrë një pistoletë”, tha më tej për një person.
Faton Peci i VV-Guxo do të ndeshet edhe një herë me Arian Tahirin e PDK-së në balotazh, pas rezultatit të ngushtë në Mitrovicë, ku madje po hetohet edhe për keqpërdorim të votës.