Mrekullia ekziston: Nxirret foshnja 2-muajshe nga rrënojat pas 129-orësh

Një foshnje 2-muajshe është shpëtuar pas 129 orësh nga rrënojat e një ndërtesë të shkatërruar nga tërmeti i së hënës në Antakya të Turqisë.

Ekipet e shpëtimit e nxorën foshnjën e gjallë dhe me barelë e nisën me autoambulancë në spital.

Nuk dihet emri i foshnjës dhe as nëse prindërit kanë mbetur nën rrënoja apo janë nxjerrë më herët.

Ende po vazhdojnë përpjekjet pandalur për të mbijetuar nga tërmeti. Në Hatay gjenden edhe ekipet e FSK-së dhe të Shoqatës së Kërkimit dhe Shpëtimit të cilët bashkë kanë shkuar në ndihmë.

Deri tash janë regjistruar mbi 24,000 viktima në Turqi dhe në Sirinë e prekur nga dy tërmetet masive me epiqendër në Kahramasmaras.

Lexo edhe:  I theren me thikë dy persona në Drenas, arrestohen tre të tjerë