Mrekulli: Qëndruan 11 muaj në Turqi për trajtim, babai njofton se Nina e vogël u shërua dhe po kthehen në Kosovë
Trevjeçarja Nina Dragusha, është shëruar plotësisht.
Ajo qëndroi për trajtim në Turqi që nga janari dhe e mposhti sëmundjen e tumorit.
Lajmin e mrekullueshëm e dha babai i saj, Leutrimi.
Ai u shpreh shumë mirënjohës për krejt ata që kontribuan për shërimin e vajzës.
“Familjes tonë i duhet një kohë rehabilitimi dhe qetësie pas shumë muajsh pa gjumë dhe stresuese, një mbyllje hermetike me rekomandim të mjekut, që Nina të ketë një ambient të pastër dhe kujdes të shtuar nga kontakti i njerëzve”, tha ai.
Rasti i vogëlushes kishte ngritur në këmbë thuajse të gjithë.
Shumë njerëz u solidarizuan dhe kontribuan me mundësitë e tyre që Nina të ketë shëndetin e plotë.