Mozzik sulmohet në Zvicër, i digjet vetura

Reperi, Mozzik, ka njoftuar se biznesi i tij në Zvicër është goditur nga një sulm, ku janë dëmtuar disa automjete.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai ka thënë se garazhi i tij është sulmuar me benzinë dhe se disa vetura janë përfshirë nga flakët si pasojë e incidentit.

Sipas tij, ngjarja është kryer nga një grup personash që ai i ka përshkruar si “bandë nga Franca”.

Lajmi është bërë publik nga vetë artisti në Instagram, ndërsa deri tani nuk ka ende informacion zyrtar lidhur me rastin apo reagime nga autoritetet.

Lexo edhe:  Pjesë e hetimit për skandalin e BKS-së edhe pronari i “Reforma SH.P.K.”, Azem Rusinovci