Mozzik në Mekë, bën dedikim të veçantë për Loredanën dhe Hanën

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik tash e ca ditë ka zgjedhur ta vizitojë Arabinë Saudite.

Rap-artisti nga Ferizaj po bën vizitë në vendet e shenjta, Medinë dhe Mekë, ku nga ky udhëtim po shpërndan foto e postime në rrjetet sociale.

Mirëpo, ajo që ka marrë vëmendjen e fansave ishte dhe një fotografi e postuar nga Loredana në InstaStory.

Reperja ka postuar një letër ku shkruhet emri i saj dhe Hanës që lë të nënkuptohet se është shkruar nga Mozzik.

Lexo edhe:  E dashura ruse e Don Xhonit përfundon në spital, pëson një aksident të rëndë