Mozzik do të martohet së shpejti?

Mozzik dhe Getinjo mbrëmjen e djeshme kanë festuar martesën e djalit të dajës së tyre. Dhe sigurisht në një event kaq të rëndësishëm për familjen e tyre, edhe ata ishin të pranishëm, madje Getinjo bashkë me partneren e tij, Vivien.

Teksa në shumë dasma jemi mësuar që lulet nga nusja hidhen në një turmë vajzash beqare, në këtë dasmë nusja i ka hedhur lulet drejt një grupi djemsh.

Pjesë e grupit ishte edhe Mozzik, si beqar i deklaruar tashmë. Por, jo për shumë gjatë si duket. Lulet e nuses i ka kapur pikërisht Mozzik. Epo, të gjithë e dimë çfarë do të thotë kur kap lulet në dasmë.

E në familjen Aliu teksa të gjithë i kemi sytë nga Getinjo, duket se Mozzik do të jetë i radhës për t’u martuar.

Lexo edhe:  Mbresa dhe Xhuli nuk i dinë kryeqytetet e Italisë dhe Gjermanisë