Motra e Fatmir Haklajt i reagon ish truprojes së Berishës (babait të Stresit): Çfarë lidhje kishim ne me Ahmet Krasniqin?

Zylfie Haklaj përplaset me ish-truprojën e Berishës  për vrasjet në Tropojë. Historia e fisit të Haklajve me Berishën është një histori mbi 20-vjeçare.

Ndërkohë, sot pas kaq shumë vitesh ende nuk janë zbardhur shumë detaje nga dosja voluminoze “Tropoja”, por ish-protagonistë dhe dëshmitarë të asaj kohe vazhdojnë ende të hedhin akuza kundër njëri-tjetrit. Edhe pak kohë më parë  motra e Fatmir Haklajt, Zylfie Haklaj, doli në një deklaratë kur akuzonte Berishën dhe truprojën e tij për ngjarjet e rënda që kanë ndodhur në Tropojë, ndërsa ky i fundi ju kundër përgjigj me një deklaratë të bërë në fillim të tetorit, ku hidhte poshtë akuzat dhe drejtonte gishtin në tjetër drejtim.

Kështu përplasjet mes palëve vazhdojnë, ndërkohë që ditën e djeshme Zylfie Haklaj, ka reaguar pas një interviste të ish-truprojës të Sali Berishës, Sali Lushaj i cili tregoi versionin e tij për vrasjen e Azem Hajdarit. Përmes një reagimi publik ajo i kthehet ashpër Lushajt, duke i thënë se bashkë me drejtuesin e tij janë tradhtar që kryen masakra në Tropojë, e tani po përpiqen të fshihen, por gjithsesi nuk kanë për të shpëtuar nga drejtësia se Haklajt nuk do të marrin veprime të dhunshme ndaj tyre, ata do të japin llogari një për një para gjykatës.

Na vjen gerdi me ju kthye ju përgjigje Salehave dhe tradhtarëve të kombit. Por i keqi  të bën të keq si veten, se të nxën rrugën e nuk ke ku shkon pa u marr me të. Shpifës dhe ordinerë të ndyrë që nuk keni dinjitet as fytyrë. Do të përgjigjeni para drejtësisë për të gjitha shpifjet dhe vrasjet që keni bërë. Deklaroheni që ata nuk do të ktheheshin të gjallë në Tropojë, tregoni hapur që jeni parti kriminale, në fakt ata nuk do të liqenin duart me ty se ty vetëm shpulla do të jepnin po t’u dilshe në rrugë sepse nuk do të kishin asgjë tjetër për ty fundërrinë me çdo qenie që të ekziston”, shkruan ajo në deklaratën e saj.

Lexo edhe:  Në kodrën e Cërrnushës do të vendosen në dimensione gjigante tri shkronjat UÇK