Motra Anea për vëllanë që vdiq në aksident: Përse jeta duhet t’i marrë njerëzit e mirë?!
Anea Delija, vajza e Eminit dhe Violetës, kujton vëllain e saj Molosin tashmë të ndjerë me fjalët mallëngjyese në ditën e shtatë që kur humbi jetën në Autostradën “Ibrahim Rugova”.
“Kisha ra të flija por në ëndërr më dole.. Këtë radhë me kostum te bardhë dhe me lule në dorë erdhe…Mendova vallë ato lule ç’ti kesh…Më the ty t’i solla, që këto pak çaste e lumtur të jesh…Ti ishe ngritur dhe me trup të sakatuar tek unë erdhe lule për të më sjellë”, ka shkruar ndër tjera motra e Molosit, të vetmit vëlla që kishte.
Letra e plotë e Aneas kushtuar vëllait Molosit, shtatë ditë pas vdekjes së tij:
Molos 7 ditë pa ty 🕊️
Kisha rene te flija por në ëndërr me dole.. Këtë rradhe me kostum te bardhë dhe me lule në dore…Mendova valle ato lule ç’ti kesh..Me the ti solla ty qe pak çaste e lumtur te jesh..Ti ishe çuar dhe me trup te sakatuar tek une lule per te me çuar.
Ahh bre Molosi jem ajo makine e mallkuar jeten ta mori dhe nga ne te largoi..Do të kerkoj të me tretet shpirti ne flakë vetem të takoj ty atje lartë ne Parajsë. Kerkoj të mos ngrihem nga kjo enderr kurrë, Do të doja të qëndrroja përjete ne enderr me ty.
Perse jeta eshte kaq e veshtire, perse jeta duhet t’i marr njerzit e mire, perse duhet t’i marr djalin e vetem nënës, shokun e ngusht babit, perse duhet të marr vllaun e vetem motres! Pusho i qetë Molos, vllau im i vetem💔.