Motoçikleta i merr jetën edhe një personi në Viti

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në Viti.
I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke e drejtuar motoçikletën e tij, dyshohet se duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes ka humbur kontrollin mbi motoçikletë si dhe ka goditur një veturë duke përfunduar kështu jashtë rrugës.

I njëjti ka pësuar lëndime të rënda trupore ku më pas është dërguar për trajtim mjekësor.

Nga mjeku kujdestar është konstatuar edhe vdekja e tij.

Me vendim të prokurorit , trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion

Lexo edhe:  Zbulohet emri i të paraburgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë që kërcënoi një zyrtar korrektues