Mot i “çmendur” në Britani, mbi 8 mijë rrufë godasin ishullin, rrugët kthehen në lumenj

Britania e Madhe është pushtuar nga moti i keq gjatë ditëve të fundit.

Qytetarët janë përballur me stuhi shiu, erëra të forta por dhe me shkarkesa elektrike.

Meteorologët britanikë informojnë se brenda një ditë të vetme ishulli është goditur nga më shumë se 8 mijë rrufe, si dhe në dy orë ka rënë shi sa për 1 muaj.

Siç shihet edhe nga fotot, rrugët janë përmbytur për shkak të shiut të rrëmbyer. Ndërsa në zonat rurale rrugët u kthyen në lumenj.

Gjithashtu për shkak të motit të keq janë përmbytur edhe metrotë, të cilat shpesh kanë sjellë edhe bllokimin e udhëtarëve.

Lexo edhe:  Rrahet polici në aeroportin “Adem Jashari”, dërgohet në QKUK