Mossi i ashpër teksa kërkon ndihmë për shërimin e një fëmije: Hajde ti Fisnik Syla që përmen 100k dhurata, kallxo veten ku duhet
Mossi është njëri nga reperët që njihet më së shumti për “diss-at” e tij drejt reperit tjetër, Buta.
Ani pse i “vrazhdë” në tekstet e tij, duket se në jetën reale nuk është i tillë, shkruan lajmi.net.
Teksa ka kërkuar ndihmë për shërimin e një fëmije, ka reaguar ashpër ndaj Fisnik Sylës i cili ka premtuar 100 mijë euro për Luizin nëse nuk e fiton “BBVA”.
“Hajde ti Fisnik Syla e do që dilni përmeni 100k dhurata për me marr kallxone veten ku duhet jo me jep gjana me fjal e edhe ku s’duhet po jep bile pak e ku duhet si ti si bossat tone të borës. Hajde kejt bashk kapak të shërojna kët engjull”, ka shkruar Mossi.