Mosmarrëveshja në trafik përfundon me nxjerrjen e armëve në Viti, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Viti, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik, ka kërcënuar me armë zjarri një person.

Nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit me një karikator dhe katër fishekë të kalibrit 6 mm.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“KANOSJE – Rr. Adem Jashari, Viti  29.12.2023-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik, ka kanosur me armë zjarri viktimën mashkull  kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit me një karikator dhe katër fishekë të kalibrit 6 mm. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Lexo edhe:  Luiz Ejlli shënon rekorde në rrjete sociale – më i shikuar se sa i gjithë Big Brother i vitit të kaluar