Mosmarrëveshja kalon në sulm fizik: Viktima femër dërgohet për trajtim, i dyshuari përfundon në mbajtje

Mëngjesin e ditës së djeshme në Vushtrri është raportuar për një mosmarrëveshje si pasojë e së cilës një viktimë femër ka përfunduar me lëndim të lehtë trupor.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësorë, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie.

Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR /ARMËMBAJTJE PA LEJE

Vushtrri / 03.10.2024 – 08:30. Është raportuar se viktima femër kosovare ka pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar nga i cili dyshohet se ka pësuar lëndime trupore. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie. Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

Lexo edhe:  Kadetët e rinj të FSK-së: Të lumtur e të privilegjuar që do t’i shërbejmë shtetit