“Mos bo hajgare me popull, të plotësohen kërkesat e grevistëve dhe të nisë mësimi”
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri i ka bërë thirrje qeverisë që të ndalë hajgaret me qytetarë, t’ia plotësojë kushtet grevistëve dhe të nisë mësimi sa më parë.
Tahiri ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk kanë marrë goditje më të fortë se kjo që lidhet me procesin mësimor.
“Për më shumë se një vit e gjysmë qeverisje, qytetarët e Kosovës nuk kanë marrë goditje më të rëndë se kjo që lidhet me bllokimin e procesit mësimor, tash e një muaj. Nuk ka papërgjegjësi më të madhe se sa një temë që lidhet me një popullatë, e të trajtohet me këtë indiferencë”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook.
Ai ka shtuar se në fakt dialogu u konceptua si farsë, dhe tallje. Kjo duhet të marrë fund.
Postimi i plotë:
Për më shumë se një vit e gjysmë qeverisje, qytetarët e Kosovës nuk kanë marrë goditje më të rëndë se kjo që lidhet me bllokimin e procesit mësimor, tash e një muaj. Nuk ka papërgjegjësi më të madhe se sa një temë që lidhet me tërë një popull, e të trajtohet me këtë indiferencë. Takimet dhe dialogu me grevistët nisën vetëm atëherë kur u thellua problemi. Ndërsa, zgjidhja është reduktuar në një masë monetare. Në fakt dialogu u konceptua si farsë dhe tallje. Kjo duhet të marrë fund. Sot, jo më larg se sot, Qeveria duhet t’i plotësojë kushtet e grevistëve, të nisë mësimi dhe të mos bëhet hajgare me një popull.