Mori pagën dhe e la punën pa paralajmrim
Pronari i një biznesi në Mitrovicë, ka ngritur shqetësimin se punëtori që kishte, pasi e mori pagën e korrikut e la punën pa e lajmëruar fare. Drejtuesi i biznesit thotë se ka tentuar të kontaktojë të njëjtin por që nuk ka qenë i qasshëm. Nga sindikata e punëtorëve, thonë se kjo është bërë fenomen sepse punëtorët po frikësohen t’i lajmërojnë pronarët për dorëheqje, sepse nuk u del paga.
Për të është dita e parë e punës në njërin prej restoranteve në Mitrovicë.
Ky i ri tashmë do ta zëvendësoj mbikëqyrësin e pishinës, i cili e la punën pa paralajmërim.
E kjo e shqetësoi pronarin, Nexhat Çela, i cili fillimisht në rrjetin social Facebook e kishte bërë publike largimin e punëtorit.
Ai thotë se mbikëqyrësi nuk ka pasur arsye ta lë punën që e kishte nisur në sezon.
Këtë deklaratë ai e arsyeton se kushtet për punëtorë në biznesin e tij i ka të mira, derisa edhe punëtorët mundohet t’i trajtoj dinjitetshëm.
Çela thotë se pavarësisht se e kishte kontaktuar disa herë, i njëjti nuk ishte lajmëruar.
Pronari i biznesit nuk ka pranuar që ta bëjë publik emrin e punëtorit i cili sipas tij është larguar nga puna pa paralajmërim.
Nga Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat thonë se një gjë e tillë tashmë është bërë fenomen në Kosovë.
Sipas tyre, punëtorët fiksohen t’i lajmërojnë drejtuesit e bizneseve që do ta lënë punën ngase nuk u del paga në fund të muajit.
Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Statistikave, vetëm gjatë vitit që lamë pas mbi 63 mijë punëtorë kanë lënë vendin e tyre të punës, derisa gjatë vitit 2021 mbi 42 mijë. /Gazeta10