Momenti kur Ramabaja nuk duron më, e lëshon emisionin pas përplasjes me Ollurin
Profesori dhe analisti i emisionit Pressing në T7, Sadri Ramabaja ka lëshuar sonte studion në mënyrë demonstrative, pas një përplasjeje të ashpër që eskaloi në fyerje me gazetarin Parim Olluri.
Duke debatuar gjatë emisionit, Rambaja deklaroi se Dosjen Pronto ishte publikuar me urdhrin e vetë ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Olluri reagoi ashpër ndaj tij pas kësaj deklarate, duke i thënë se po gënjen.
“Po rren sa je i madh”, iu drejtuar Olluri Ramabajës.
Ndërkaq, Rambaja e quajtur rrugaç Ollurin.
“Ose ky ose unë. Nuk rri me ksi rrugaça. Mos më thirr kurrë më me këso”, reagoi ai.
Ndërsa, Olluri iu kthye duke i thënë që të dalë jashtë.
“Çohu dil jashtë. Mbylle gojën”, iu drejtua Olluri.
Pas përplasjes, Ramabaja u zgjua në këmbë dhe la studion, duke thënë se më nuk do të pranojë të jetë në njëjtin emision me Ollurin.