Momenti kur hyn hajni me armë në market, punëtorët e kapin dhe e rrëzojnë – VIDEO

Nën kërcënimin e armës, një person ka grabitur para nga arka e një marketi, të hënën në Gjilan.

Sipas Policisë së Kosovës, tre punonjësit e marketit njoftuan Policinë për rastin, derisa kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin.

Policia ka arrestuar personin dhe i është konfiskuar një armë zjarri me një karikator.

“I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.

Rasti është iniciuar si “grabitje e armatosur”.

Për VIDEO klikoni KËTU

Lexo edhe:  Gjesti thotë se s’pati asnjë ndjesi kur pa videon e Xhenetës: S’ka pasur mëshirë për mua, nuk e ka ‘hallall’