Momenti kur “hajnat” e vegjël hyjnë në një banesë në Mitrovicë dhe vjedhin “hoverbord elektrik”

Tre fëmijë të moshës së vogël dje kanë vjedhur në paisje elektrike në një banesë në qendër të Mitrovicës.

“Jepi zë” ka siguruar videon nga hyrja e këtyre fëmijëve në ndërtesë të cilët marrin një “Hoverbord elektrik”.

Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 16:30, në ndërtesën përball Komunës së Mitrovicës, më saktësisht tek zyret e Wester Union-it dhe disa avokat që janë vendosur.

Familja ka njoftuar edhe Policinë e Kosovës, e cila po merret me kapjen e këtyre fëmijëve.

Ndryshe numri i rasteve të vjedhjeve është duke u rritur, por shqetësuese mbetet fakti se të përshirë janë edhe moshat e vogla.

Lexo edhe:  Vetaksident me fatalitet në Mitrovicë, shoferi i veturës humb jetën në spital