Momenti kur hajnat bëjnë “kërdi” në shtëpinë e mërgimtarit në Malishevë, flet vëllau i tij
Gazetari i lajmi.net, Selim Miftari ka bërë një storie për një qytetar që i janë futur grabitësit në shtëpinë e vëllait të tij në fshatin Bellanicë të komunës së Malishevës.
Qytetari rrëfen se si kanë hyrë grabitësit në shtëpinë e vëllait të tij. Sipas tij grabitësit janë të fshtatit ku jeton, dhe dyshimet e tij janë tek disa mërgimtarë, që sa herë kthehen në Kosovë, shtëpitë e fshatit thyhen.
Gazetari e pyet qytetarin se sa është vlera e dëmeve të shkaktuara nga grabitësit. Qytetari thotë se vlera e dëmeve mund të jetë deri në 15,000 euro, dhe gjësendet që ka lënë vëllai i tij janë që 20 vite.