Momenti kur djali i vogël i afrohet nënës së plagosur, e shikon nëse po merr frymë

Pamje të rënda u publikuan mëngjesin e sotëm nga mediat në Kosovë.

Një burrë duke rrahur gruan e tij anash rrugës kryesore në qytetin e Fushë Kosovës u incizua nga kalimtarët e rastit.

Pamjet tregojnë momentin kur burri i moshuar e godet me armë në kokë gruan e tij derisa qëndron e shtrirë për tokë, raporton gazeta insajderi.

Ai u arrestua ndërsa bashkëshortja e tij u dërgua në QKUK për trajtim.

Nga pamjet që u publikuan shihet edhe prezenca e një fëmije të vogël. Mësohet se ai është djali i çiftit.

Ai ishte prezent në momentin e rrahjes dhe ka parë nga afër të gjithë skenën.

Në një moment, pasi kalimtarët ndërhynë për të ndaluar burrin, djali i vogël i afrohet nënës së tij për të parë nëse po merr frymë.

Pamjet në linkun më poshtë:

Gazeta raportoi po ashtu se personi i arrestuar është Idriz Alija, 73 vjeçar.

Foton e tij e ka si foto profili në “Facebook” gruaja e tij, Sherife Tahiri.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ajo njoftoi se lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar.

“Sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje- Fushë Kosovë. Personi i plagosur (femër) është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.

Lexo edhe:  “Mbylle gojën, rrugaç!” – Ramabaja lëshon studion pas përplasjes së ashpër me Ollurin