Momenti i aksidentit të frikshëm në Deçan, vetura përfundon me 4 rrota nga qielli – ka të lënduar

Një vetaksident që ka ndodhur sot rreth orës 06:00 të mëngjesit në Deçan, përkatësisht tek rrethi i Carrabregit.

IndeksOnline mëson se si pasojë e këtij vetaksidenti, vetura është rrokullisur dhe personi që e ngiste veturën ka pësuar lëndime trupore.

I njëjti është dërguar në Spitalin e Pejës për tretman mjekësor.

‘’ Sot rreth orës 05:35, Policia është informuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në Qendër të Deçanit, si pasojë e këtij vetaksidenti një (1) person ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar ne Spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor’’, tha për IndeksOnline, zëdhënësi për informim Driton Rugova.

Lexo edhe:  Komandanti i KFOR-it takohet në orët e vona me ministrin Sveçla