Moment emocionues: Trumpi plotëson dëshirën për djaloshin e familjes shqiptare
Presidenti amerikan, Donald Trump ishte pjesë e një momenti prekës, gjatë takimit në zyrën ovale me familjen Xhaferi.
Siç raportohet në media, ky takim ishte pjesë e “Make-A-Wish”(Shpreh një Dëshirë) – organizatë bamirësie që u plotëson dëshira fëmijëve me sëmundje kritike dhe synimi është që të krijojnë kujtime pozitive, shpresë dhe lumturi për këta fëmijë dhe familjet e tyre.
Gjatë këtij takimi të përzemërt, Trumpi i dha djaloshit dhe një monedhë si kujtim, dhe e porositi qe të mos e humbte.