Moderatori nga Vushtrria, Enis Ujkani, lë sërish Kosovën dhe shkon në mërgim

Moderatori i njohur, Enis Ujkani ka shpërthyer në ofendime e akuza ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Ai teksa njoftoi se po e braktisë Kosovën për të shkuar sërish në mërgim, e cilësi qeverisjen në pushtet si fajtore për këtë vendim.

“Nuk e kisha menduar se do të duhej sërish të largohem në mërgim. Por kur ke një udhëheqje që e vendos pushtetin mbi mirëqenien e qytetarëve, i shkatërron bizneset, ndodhin gjëra të tilla”, tha ndër tjera ai.

Lexo edhe:  Rikthehet çështja e hapjes së urës mbi lumin Ibër, LVV del me kërkesë