Modelja e njohur vdes papritur pas shtatzënisë së dështuar

Taina Madeiros, e cila njihej në rrjet me këshillat e saj të amësisë e jetës shtëpiake ka vdekur ne fundjave në Brazil teksa i kërkonte 70,000 ndjekësve të saj në rrjet “të luteshin për rikuperimin e saj”.

Nëna e një fëmije dështoi më herët shtatzaninë e dytë dhe vdiq pas një operacioni emergjence për një gjendje të rrallë në mitër.

Në fillim të javës Taina u operua dhe i kërkonte 70,000 ndjekësve të saj në Instagram “lutuni për shërimin tim” fillimisht pa treguar detaje të sëmundjes.

34 vjeçarja besohet se kishte një dështim të rralle të shtatzënisë, të quajtur aktopi, kur veza e fertilizuar mbetet jashtë mitrës dhe duhet hequr me operacion.

Taina tragjikisht humbi jetën dhe u varros dje në Parnamirim, në verilindje të Brazilit.

Nëna e një fëmije jepte këshilla të rritjes së fëmijës në rrjetet sociale, ndërsa në postimin e fundit në Instagram shkruante: “Lutuni për shërimin tim, tani duhet të kujdesem për veten… por së shpejti do të jem më mirë dhe do të kujdesem për ju, dashtë Zoti.”

Gruaja lë pas bashkëshortin dhe bijën pesë vjeçare. Homazhe të shumta bëheshin për të në rrjet ndërsa ngushëllime ofroheshin për bashkëshortin.

Një nga përdoruesit shkruante: “Javën e kaluar të pyeta: A e di sa familje ke ndihmuar, ndoshta më shumë se 2,000′!

Një tjetër shkruante: “Zemra jote kishte vetëm dedikim e dashuri! Ti e bëre ndryshimin tënd në këtë botë, do të të mbajmë mend si një bekim!”

Ndërsa një anëtar i familjes së të ndjerës shkruante: “Zoti e thirri Tanian, grua, nënë, bijë e shoqe besnike, me dashamirësi e vlera të pafundme”.

Lexo edhe:  Akuzohet se dëmtoi shtetin me afro 25 mijë euro, shtyhet gjykimi ndaj Sinan Vllasaliut