Mjeku nga mërgata vdes në Itali pas përplasjes së autoambulancës me autobusin

Mediat italiane shkruajnë se nga përplasja e një ambulance dhe një autobusi të mbushur me fëmijë të mitur kanë humbur jetën katër persona.
Viktimat janë tre personat e ekipit të urgjencës dhe pacienti që po transportohej me ambulancë nga Fossombrone për në Urbino. Sakaq, fëmijët e mitur në autobus ishin një grup nga famullia Madonna della Speranza e Grottammare që po shkonin në ekskursion. Fëmijët, që ishin nga mosha tre deri në tetë vjeç, u plagosën lehtë, teksa shtatë prej tyre janë shtruar në spital.

Emrat e viktimave

Ata janë Stefano Sabbatini (shofer), Cinzia Mariotti di Acqualagna (infermiere) dhe mjeku Sokol Hoxha, 40-vjeçar, me kombësi shqiptare. Humbi jetën edhe pacienti që po transportohej me ambulancë: 85-vjeçari Alberto Serfilippi.

Lexo edhe:  Ky është 32 vjeçari i arrestuar për armëmbajtje pa leje në Llapushnik të Drenasit