Mjeku ia ktheu shenjat vitale të jetës, burri vdes në QKUK

Mjeku Shpejtim Aliu, sot herët në mëngjes intervenoi në një rast ku një burrë ishte pa shenja jete.

Aliu deklaroi për Klankosova.tv se kishte arritur t’ia kthente shenjat vitale të jetës.

Por, i njëjti nuk kishte arritur të mbijetonte.

Mjeku kujdestar në Qendren Emergjente, Avdush Bajgora, tha për Klankosova.tv se pacienti ka vdekur.

Bajgora tha se burri ka arritur në emergjencë pa shenja jete.

Lexo edhe:  Bedri Krasniqi rrëfen konfliktin fizik në Mitrovicë mes Agron Sylejmanit dhe Bekim Shytit: “U nxorën armët, unë ia kam kapur armën”