Mjeku i emergjencës: Fëmijë e aksidentuar kanë lëndime të rënda

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Podujevë-Prishtinë, ku si pasojë të vdekur kanë mbetur një 36 vjeçar dhe një 35 vjeçare kurse dy fëmijë janë lënduar. Çifti është nga komuna e Malishevës përkatësisht nga fshati Jançisht, të njëjtit ishin nisur për pushime në Kosovë nga Sllovenia.

Kryetari i kësaj komune, Ekrem Kastrati ka thënë për Gazetën Insajderi se njëri nga fëmijët që ka mbetur i lënduar është në gjendje të rëndë shëndetësore, derisa tjetri i lënduar lehtë.

“Dy qytetarë nga Komuna e Malishevës e kanë humbur jetën në një aksident trafiku. Njëri nga fëmijët është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe tjetri është i lënduar lehtë. Komuna e Malishevës është e kapluar me pikëllim dhe dhimbje të madhe për humbjen e tyre. I shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe gjithë qytetarëve”, ka thënë Kastrati.

Lexo edhe:  Konspiracionisti kosovar: Skënderbeu ka luftuar në emër të Krishtit, kundër myslimanëve