Mjekët në Gjilan e shpëtojnë një 56-vjeçar që pësoi vdekje klinike
Një burrë në Gjilan sot ka pësuar vdekje klinike por është shpëtuar nga ekipi kujdestari i Emergjencës së Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook Internist-Kardiologu i këtij spitali, Besim Guda.
“Ekipa kujdestare e Emergjencës sot është ballafaquar me një rast mjekësor shumë të rëndë. Një burrë 56 vjeçar pëson një vdekje klinike, por falë profesionalizmit, përkushtimit dhe angazhimit të ekipës kujdestare, pacienti u ringjall dhe në gjendje stabile arrin në sallën për kateterizim” – njoftoi ai.
Guda me këtë rast u shpreh se misioni i tyre sot u përmbush.
“Misioni ynë sot e përmbush. Ka shpresa për këtë popull!!!”-shtoi ai.