Mjegulla shkakton probleme, aeroplani nga Shtutgarti nuk mund të aterojë në Prishtinë – shkon në Shkup

Raportohet se aeroplani që vinte nga Shtutgarti në Prishtinë ateroi në Shkup, shkak mjegulla.

Një aeroplan që po udhëtonte nga Shtutgarti për në Prishtinë është detyruar të ulet në aeroportin e Shkupit për shkak të mjegullës së madhe.

Kështu ka bërë të ditur një lexues për Klankosova.tv, i cili tha se aeroplani u detyrua të ulej në Shkup për shkak të mjegullës në Kosovë.

Si shkak i mjegullës, gjatë ditës lexues të Klankosova.tv kanë bërë të ditur se edhe aeroplani që vinte nga Gjeneva për në Prishtinë ka pasur problem të aterojë.

Klankosova.tv ka provuar që të kontaktojë me Aeroportin e Prishtinës në lidhje me këto raste, por që deri në publikimin e këtij artikulli, të njëjtit s’kanë kthyer përgjigje.

Lexo edhe:  Policia ia zë derën në pikë të mëngjesit, arrestohet prishtinasi që ngacmonte anëtarët e një familje në Lipjan