Mitrovicë Veri/ Thyehet mini-busi në stacionin e autobusëve – dëmi vlerësohet 500 euro
Gazeta Sinjali mëson se një rast i dëmtimit të pronës është raportuar sot në Mitrovicë të Veriut, ku një automjet është dëmtuar gjatë orëve të para të mëngjesit në rrethana të dyshimta.
Burime nga hetuesia bëjnë të ditur se ankuesja J.S., 48 vjeçare ka raportuar në Stacionin Policor në Mitrovicë Veriore se në intervalin kohor 01:00–05:00 të datës 10 maj, persona të panjohur kanë thyer xhamin e djathtë të mini-busit të saj, i parkuar në stacionin e autobusëve në rrugën “Filip Višnjiq”.
Dëmi i shkaktuar, sipas saj, arrin vlerën prej500 euro.
Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia patrulluese dhe rasti është proceduar në koordinim me Prokurorin Kujdestar, i cili e ka cilësuar veprën si “Dëmtim prone”.
Autori i dyshuar mbetet i panjohur, ndërsa hetimet janë duke vazhduar nga njësia përkatëse.